1
Avokati Arianit Koci është ndaluar nga autoritetet e Serbisë në Merdare për afro 20 minuta për “verifikim shtesë”.
Kjo është konfirmuar për Klankosova.tv nga vetë Koci, i cili qëndroi në Beograd si avokat i ish-ushtarit të UÇK-së, Mit’hat Lozhani.
“Është hera e parë që ma bënë një gjë të tillë. Këtë po e shoh si sinjal”, tha ai.
Avokati Koci një ditë më parë paralajmëroi nga Beogradi se rasti i Lozhanit po shkon në drejtim që kërkon reagim të menjëhershëm.
Ish-ushtari i UÇK-së, Mit’hat Lozhani u arrestua të enjten, më 5 shkurt gjatë kalimit transit në Serbi.
