‘Ylli’ i ri i Barcelona, Lamine Yamal, është parë në Greqi në shoqërinë e influencueses spanjolle, Inés García, duke shtuar edhe më shumë spekulimet për një lidhje romantike mes tyre.
Sipas raportimeve nga mediet spanjolle, futbollisti dhe influencerja nga Sevilla janë filmuar duke ecur të kapur për dore gjatë pushimeve të tyre, ndërsa pamjet dhe fotografitë janë bërë shpejt virale në rrjetet sociale.
As Yamal dhe as Inés García nuk kanë reaguar publikisht për raportin mes tyre, megjithatë ndjekësit kanë vënë re prej javësh ndërveprime të vazhdueshme mes dyshes në Instagram, përfshirë pëlqime dhe komente që kanë nxitur dyshimet për një lidhje.
Zërat u shtuan edhe më shumë gjatë një transmetimi të Kings League, kur një mik i futbollistit përmendi me shaka emrin e Inés García, duke shkaktuar reagime dhe të qeshura mes të pranishmëve.
🎥 | Lamine Yamal with Inés García in Greece today. 🤩🇬🇷❤️ pic.twitter.com/yvHXWueGtm
— Access Yamal (@AccessYamal) May 19, 2026Inés García është bërë shumë e njohur në Spanjë gjatë këtij viti, sidomos pas paraqitjeve të saj në ‘Feria de Abril në Sevilla’, një nga aktivitetet më të famshme tradicionale në Andaluzi.
Ndërkohë, Yamal po vazhdon rikuperimin nga dëmtimi që e ka mbajtur larg fushave në javët e fundit. Futbollisti i Barcelonës kishte përfunduar së fundmi marrëdhënien e tij me këngëtaren argjentinase, Nicki Nicole.
Pamjet e publikuara nga Greqia kanë bërë jehonë të madhe në mediet rozë dhe rrjetet sociale, duke e vendosur edhe një herë talentin spanjoll në qendër të vëmendjes jo vetëm për paraqitjet në fushë, por edhe për jetën private.
