Lajme

Vesa Haxhikadriu-Berisha, fryma e re e LDK-së me numrin 58

 

Në garën e këtyre zgjedhjeve, LDK vjen me një emër që ka krijuar identitet përtej politikës: Vesa Haxhikadriu-Berisha, mësimdhënëse, nënë, aktiviste dhe një prej zërave më të ndjekur të rrjeteve sociale, të cilat i ka shfrytëzuar si hapësirë për t’u dhënë guxim njerëzve që shpesh ndihen të padukshëm.

Moneytizer Paragrafi 2

Rruga e saj nisi shumë më herët se vendimi për të hyrë në politikë. Fëmijëria i krijoi themelet e vlerave, arsimi i hapi horizontet, ndërsa arti, kultura dhe angazhimi humanitar e formësuan si personalitet publik. Por pikëkthesa e jetës, siç e përshkruan vetë, ndodhi në QKUK, përvojë që e bëri të shohë me sy tjetër nevojat, brishtësinë dhe forcën e familjeve që përballen me sfida shëndetësore.

Vesa ka qenë gjithmonë zë i të tjerëve, në shkollë, në komunitet, e më pas në platforma digjitale. Aty ku shumë zgjedhin heshtjen nga frika e gjykimit, ajo e ka ndier si detyrë të flasë. Dhe pikërisht kjo përpjekje e ka bërë të besueshme për ata që gjejnë tek ajo një ndjesi të përbashkët.

Moneytizer Paragrafi 4

Është njeri i emocioneve, siç thotë shpesh, por emocione që i përkthen në punë. Nxënësit, reagimet e audiencës, takimet gjatë fushatës, janë për të karburanti që e mban në lëvizje. Kritikën e merr me sportivitet, e përdor si mjet për t’u rritur profesionalisht dhe personalisht, ndërsa komentet negative nuk i lejon t’i turbullojnë fokusin.

Ajo që dëshiron t’i njohë publiku është edhe zemra, edhe mendja e saj: zemra që udhëheq vendimet e rëndësishme dhe i jep forcë për të vijuar përballë sfidave; mendja që qëndron e hapur, e përditësuar me lexim, hulumtim dhe njohuri që, sipas saj, duhet t’i vihen në shërbim të vendit.

Me numrin 58, Vesa Haxhikadriu-Berisha futet në politikë me një listë premtimesh që synojnë grupet më të ndjeshme të shoqërisë: fëmijët, të moshuarit, gratë e vajzat, nënat vetushqyese, personat me nevoja të veçanta, familjet e fëmijëve me autizëm dhe komunitetet pakicë. Si specialiste e edukimit dhe hulumtuese e kurrikulave, ajo zoton të shtyjë përpara rishikimin e kurrikulës dhe integrimin e kompetencës digjitale për inovacion tek nxënësit.

Në thelb, premton diçka të thjeshtë por thelbësore: të jetë zëri i atyre që nuk dëgjohen dhe të punojë për çështjet që prekin përditshmërinë e secilit prej nesh.

Në një skenë politike që shpesh kërkon figura të gatshme, Vesa vjen si dikush që është formuar nga jeta, profesioni dhe njerëzit dhe kjo është arsyeja pse shumë po e shohin si energji të re brenda LDK-së.