Vesa Vllasaliu ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga jeta e saj familjare, duke festuar tre mujorin e lindjes së vajzës.
Ajo ka realizuar një foto ku në fokus është vogëlushja.
Në imazhin publikuar, foshnja shfaqet e vendosur pranë numrit tre, duke simbolizuar muajt e parë të jetës. Elementet përreth përfshijnë produkte të grimit, shkruan “Kosovarja”.
Ky stil prezantimi ka tërhequr vëmendje për mënyrën e veçantë të kombinimit të elementeve, ndërsa Vesa vazhdon të ndajë momente nga përditshmëria e saj si nënë në rrjetet sociale.

