ShowBizzz

Vesa Vllasaliu nxjerr barkun e fryrë, shtatzënë për herë të dytë

Ish-banorja e BBVK, Vesa Vllasaliu, e cila pak muaj më parë është bërë nënë për herë të parë, duket se po pret sërish një fëmijë. Ajo bashkëjeton me futbollistin Mirlind Daku.

Së fundmi, Vesa ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, shkruan “Kosovarja”.

Pamja ka nxitur aludime se ajo mund të jetë në pritje të fëmijës së dytë.

Deri më tani, nuk ka pasur një konfirmim të drejtpërdrejtë nga vetë ajo lidhur me këtë zhvillim, por imazhi i publikuar lë të kuptohet se familja e saj mund të zgjerohet së shpejti.

Të Ngjashme