ShowBizzz

Vesa Vllasaliu: Pas daljes nga Big Brother kam marrë shumë mesazhe kërcënuese

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu, ka qenë shumë e komentuar në media për aq kohë sa ishte brenda.

Ajo u përfol pas deklaratave tronditëse që bëri për ish-të fejuarin, futbollistin Mërgim Berisha, ku edhe përfshiu persona të tjerë.

Bukuroshja nga Gjilani ka qenë së fundmi e ftuar në “Big Talk” me Mbresa Hajrullahun, me të cilën ka biseduar për periudhën pas daljes nga ky format.

E njëjta theksoi se ka marrë shumë mesazhe kërcënuese nga profile të rreme nëpër rrjete sociale.

“Kam marrë shumë mesazhe kërcënuese, nuk kam dalë fare, kam qëndruar në Stamboll. Kanë qenë shumë fjalë të rënda që i kam lajmëruar në polici”, u shpreh ajo.

Vesa në BBVK dha detaje të reja në lidhje me historinë e saj me ish-partnerin dhe për atë se si shoqja e ngushtë ia mori atë.

Vllasaliu në këtë mes përfshiu edhe të vëllanë e Mërgimit, për të cilin tha se e ka tradhtuar gruan dhe se i ka shkruar asaj.