
2
Një vetaksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Davidovc – Shtime, ku tre fëmijë kanë mbetur të lënduar, raporton Klankosova.tv
Në pamjet e dërguara nga një lexues shihet se është përfshirë një veturë me targa të Zvicrës, që dyshohet se e ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një lis.
Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv edhe Policia Rajonale e Ferizajt.
“Si pasojë e aksidentit, tre fëmijë pasagjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë trajtuar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Ferizajt.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e rrethanave të aksidentit.” – tha Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë
ks