Lajme

Vetëaksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen katër persona

Një vetëaksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në aksin rrugor Mitrovicë-Prishtinë, saktësishtë në fshatin Shupkovc.

Si pasojë e këtij vetëaksidenti, përveç dëmeve material, shoferi i veturës ka mbetur i lënduar, si dhe tre pasagjerë të tjerë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Vetaksident e përfshirë një veturë i shkaktuar rreth orës 11:00: në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Shupkovc, si pasojë e aksidentit përveq dëmeve materiale lëndime ka pësuar shoferi dhe tre pasagjeret.”, tha Zahiti.