ShowBizzz

Vetëm një herë në jetë mund të gjeni dikë, që mund ta ndryshojë plotësisht botën tuaj

Në këtë artikull kemi vendosur t’ju sjellim një pjesë nga fjalimi i Bob Marley, ku është pyetur mbi dashurinë e vërtetë. Këto janë fjalët e tij:

“Unë besoj se vetëm një herë në jetë mund të gjeni dikë që mund ta ndryshojë plotësisht botën tuaj. Mund t’i thoni gjithçka që nuk e keni ndarë kurrë me një person tjetër dhe ai person do të dëgjojë gjithçka që i thoni, madje duke dashur të dëgjojë edhe më shumë. Mund të ndani shpresat për të ardhmen, ëndrrat që nuk do të realizohen kurrë, qëllimet që nuk i arritët dot dhe zhgënjimet e shumta që jeta ju ka bërë tëkaloni.

Kur ndodh diçka e mrekullueshme, mezi prisni t’i tregoni për atë gjë, duke e ditur se ai/ajo do të marrëpjesë në gëzimin tuaj. Ai/Ajo nuk ka turp të qajë me ju kur ju lëndoheni, ose të qeshë me ju kur bëni një budallallik. Asnjëherë nuk ju lëndon ndjenjat ose nuk ju bën të ndiheni sikur nuk jeni mjaftueshëm të mirë, por përkundrazi ju tregon gjëra për veten që ju bëjnë të veçantë dhe madje edhe të lumtur.

TS Poll - Loading poll ...

Nuk ndjeni asnjëherë presion, xhelozi apo konkurrencë, por vetëm një qetësi të madhe kur e keni pranëatë person. Mund të jeni vetvetja dhe të mos shqetësoheni për atë që ai/ajo do të mendojë për ju, sepse ju do për atë që jeni. Ngjyrat duken më të ndritshme dhe më shkëlqyese. E qeshura duket pjesë e jetës së përditshme ku më parë ishte e rrallë ose nuk ekzistonte fare. Një ose dy telefonata gjatë ditës ju ndihmojnë ta kaloni lehtë një ditë të gjatë pune dhe gjithmonë ju sjellin buzëqeshje në fytyrën tuaj.

Në praninë e atij personi, nuk keni nevojë për biseda të vazhdueshme, pasi ndiheni mjaft të kënaqur vetëm duke i pasur pranë. Gjërat që nuk ju kanë interesuar kurrë më parë bëhen tërheqëse sepse e dini se janë të rëndësishme për këtë person që është kaq i veçantë për ju. Ju mendoni për këtë person në çdo rast dhe në gjithçka që bëni. Ju e hapni zemrën tuaj duke e ditur se ekziston mundësia që ajo të thyhet një ditë dhe në hapjen e zemrës tuaj, ju përjetoni një dashuri dhe gëzim që nuk e kishit ëndërruar kurrë. Ju gjeni forcë duke ditur se keni një mik të vërtetë dhe ndoshta një shpirt binjak, i cili do të mbetet besnik ndaj jush deri në fund. Jeta duket krejtësisht ndryshe, emocionuese dhe e vlefshme. Shpresa dhe siguria juaj e vetme është të dini se ato janë pjesë e jetës tuaj”. / bota.al