Kuriozitete

Vetëm njerëzit me inteligjencë të lartë mund ta dallojnë drerin që fshihet pas pemëve

Vëmendja ndaj detajeve duhet të jetë shumë e mprehtë për të zbuluar se ku fshihet dreri në një foto të publikuar së fundmi.

Studimet kanë treguar se sa më shumë ta sfidoni veten tuaj ndaj enigmave të vështira, aq më i zgjuar keni tendencë të jeni.

Ky iluzion mund të zgjidhet për disa sekonda vetëm nga ata persona me inteligjencë të lartë.

Nëse ju vazhdimisht përpiqeni të zgjidhni iluzione optike dhe enigma, atëherë kjo foto është posaçërisht për ju, pasi shumë njerëz janë të shpejtë për të dalluar pemët dhe gjethet, por jo edhe drerin.

Për ta dalluar drerin ju do të keni nevojë për aftësi të forta shikimi dhe të jeni në gjendje të identifikoni mirë detajet.


Dreri gjendet në anën e djathtë të figurës, përtej dy degëve të pemës, ku mund t’i vëreni dy brirët e tij.

Përndryshe, kur shikoni në të njëjtën zonë por drejt tokës, ju shihni thundrat e tij.