Lajme

Veteranët e UÇK-së protestuan kundër ekspozitës për masakrat

30.03.2026 – 14:20

Veteranët e UÇK-së protestuan para Kuvendit

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës pas ekspozitës që sipas tyre paraqiste të dhëna të pasakta për masakrat e kryera gjatë luftës. Pakënaqësia e tyre u intensifikua kur nuk u lejuan të hynin në oborrin e Kuvendit, duke u detyruar të futen me forcë përmes hyrjes kryesore.

Në shenjë pakënaqësie për ekspozitën, e cila pasqyroi të dhëna të pasakta për masakrat në Kosovë, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po protestojnë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, deklaroi se ka dyshime se informacionet për ekspozitën janë marrë nga shërbimet sekrete serbe. Ai shtoi se do ta mbrojnë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Xhavit Jashari nga OVL–UÇK tha se protestojnë në oborrin e institucioneve të vendit, të cilat, sipas tij, kanë degraduar pafundësisht, raporton Ekonomia Online.

“Organizatat e dala nga lufta kanë thirrur protestë pikërisht në oborrin e institucioneve të Kosovës, të cilat kanë degraduar pafundësisht. E them këtë sepse qeveria e Republikës së Kosovës dhe kryeministri i saj flisnin shumë për bashkimin kombëtar, mbajnë simbolin dhe flamurin kombëtar në xhaketë, kurse në anën tjetër kishin një këshilltar që vazhdimisht përpiqej të degradojë luftën e pastër dhe të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky person është Shkëlzen Gashi”, tha Jashari.

Sipas tij, brenda qeverisë ka ministra që janë anti-UÇK.

“Degradimi kaq i rëndë dhe i paskajshëm i kësaj qeverie vjen nga fakti se brenda saj ka ministra anti-UÇK. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Hekuran Murati, publikisht ka deklaruar se më mirë dhe më lirë do të na kushtonte liria e këtij vendi po t’i kishim paguar mercenarët, gjë që është fyerje e rëndë për veteranët,” shtoi ai.

Veteranët i kanë falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në protestën simbolike e organizuar nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.

Njëherit, këto kategori kanë theksuar se nëse nuk do të ketë reflektim nga ana e institucioneve ndaj kërkesave të tyre, aktiviteti kundër tendencave për shtrembërimin e historisë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

30.03.2026 – 13:57

​Protestuesit hedhin ngjyrë të kuqe para hyrjes së Kuvendit

Protestuesit kanë hedhur ngjyrë të kuqe para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, si dhe kanë shkruajtur me sprej kanë shkruar “Jashtë tradhtarët, poshtë tradhtarët”.

Protesta kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë e organizuar nga ish-këshilltari i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, ishte organizuar nga organizatat e dala nga lufta.

Protesta ka përfunduar e qetë.

30.03.2026 – 13:22

​Nis protesta kundër ekspozitës për masakrat, konfrontohen policia me protestuesit

Nis grumbullimi i qytetarëve për të marrë pjesë në protestën kundër ekspozitës të thirrur nga organizatat e dala nga lufta, OVL-UÇK.

Në këtë protestë, fillimisht është vendosur kordoni i policisë, ku pati edhe përleshje të policisë dhe protestueseve, raporton ekipi i KosovaPress.

Me flamuj në duar e kapela me emblemë të UÇK-së, ata janë pozicionuar prapa Kuvendit ë Kosovës, përkatësisht në rrugën “UÇK”, për të shprehur kundërshtinë e tyre lidhur me ekspozitën “‘masakrat ne Kosovë 1998-1999”.

Kjo protestë është organizuar nga Organizatat e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Të Ngjashme