Shëndetësi

Vetitë shëruese të farave të lulediellit

Shumë njerëzve u pëlqejnë farat, andaj është me rëndësi të dini edhe përfitimet shëndetësore që merr trupi nga farat e lulediellit.

Llojet e ushqimit që i hamë luajnë rol të rëndësishëm për shëndetin në përgjithësi, e kur bëhet fjalë për ushqimet me veti ushqyese, janë farat që na furnizojnë me vitamina e minerale.

Konsumimi i ¼ së gotës me fara luledielli ju ofron vitaminën E, shumë e nevojshme, që është janë antioksidues dhe lufton radikalet e lira për të mos dëmtuar qelizat.

Po ashtu, përmban përbërës kundër inflamacioneve, përshpejtojnë shërimin dhe përmirësojnë lëkurën.