LifeStyle

Vetullat e “padukshme”, ja arsyet pse janë trendi i bukurisë së kësaj vjeshte

E lehtë dhe shumë e padukshme. Në sezonet e fundit, disa shtëpi mode kanë rikthyer vetullat e çelëta ose plotësisht të zbardhura.Nga Java e Modës në Paris deri në Milano, nga kopertinat e revistave deri te tapeti i kuq, modelet janë shfaqur me vetulla pothuajse të padukshme.

Qëllimi? Të transformohet fytyra në një kanavacë të pastër mbi të cilën të nxirret në pah grimi dhe tiparet.

Vjeshta sjell tone të ngrohta grimi, që krijojnë një kontrast të mrekullueshëm me vetulla të çelëta.

Kjo ju lejon të zbutni tiparet tuaja, ndërkohë që eksperimentoni edhe me pamje më të guximshme për sytë ose buzët. Me fjalë të tjera, është koha e përsosur për këdo që kërkon të revolucionarizojë pamjen e tij.

Zbardhja e vetullave duhet t’u lihet gjithmonë profesionistëve për të shmangur dëmtimet dhe rezultatet jo natyrale.

Nga ana tjetër, ata që duan vetëm të eksperimentojnë mund të zgjedhin rimel me ngjyra ose produkte specifike që i zbardhin përkohësisht vetullat. Ata që nuk duan ta eliminojnë plotësisht ngjyrën mund të zgjedhin zbardhjen e pjesshme të vetullave.

Rezultati është një pamje më eterike dhe e shndritshme, por një version më natyral dhe më pak ekstrem sesa zbardhja e plotë.

Kjo zgjidhje, e arritur shpesh me rimel të përkohshëm, është perfekte për ato që duan të eksperimentojnë me trendin pa e ndryshuar plotësisht pamjen e tyre.

Të Ngjashme