Lajme

Vetura godet dy persona në Pejë, dërgohen për tretman mjekësor

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, ku një automjet ka goditur dy këmbësorë, duke i lënë të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar në Spitali Rajonal i Pejës për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 18:40, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka ndodhur në rrugen ” mbreteresha Teutë” në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe dy këmbësor, si pasojë e aksidentit të dy këmbësorët kanë pësuar lendime trupore dhe të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga hetuesit e aksidenteve”, tha ai.

Ndërkohë, njoftoi se hetuesit po vazhdojnë punën për të zbardhur shkaqet e aksidentit. /teve1.info/

Të Ngjashme