ShowBizzz

Victoria Beckham zbulon se çfarë mban gjithmonë me vete brenda çantës së saj

Victoria Beckham, për një rubrikën “What’s in my bag” në French Vogue, detajoi se çfarë mban me vete çdo ditë në çantën e saj.

Ajo zbuloi se e mban celularin e saj kudo me vete. “Celularin e kam gjithmonë me vete. Sepse ju kurrë nuk e dini se kur Davidi ose një nga fëmijët e mi mund të kenë nevojë për mua. Unë kurrë nuk largohem nga shtëpia pa të.” Ndër të tjera, Victoria na tregoi sfondin e saj të celularit, që sigurisht ishte një foto e fundit me Davidin, nga premiera e dokumentarit të tyre.

Tjetra është një aparat fotografik i vogël profesional që të mund të kap momentet e saj, me cilësi të mirë. ‘Highlighter’ nuk i mungon asnjëherë çantës së saj, pasi dëshiron të duket sa më rrezatuese. Vazhdon me parfumin e saj, duke treguar dobësinë e saj në ndjesitë vjeshtore.

Pjesë e pandashme e çantave të saj janë edhe kristalet. Kristalet njihen për energjinë pozitive që sjellin dhe si ajo ashtu edhe pjesa tjetër e familjes besojnë shumë në aurën që mund t’ju japë një kristal. Ajo së pari mësoi për atmosferën e gurëve të çmuar kur u transferua në Los Anxhelos.

Më pas syzet e saj të diellit. “Unë kurrë nuk dal nga shtëpia pa syze në çantë”. Një tjetër send i çmuar që ajo mban me vete kudo është një portofol argjendi, në të cilin ajo mban kartat e saj, të cilat Beckham ia dha rreth 27 vjet më parë. Më pas vjen linja e buzëve nga marka e saj e bukurisë në nuancën 2, dhe në fund kufjet e saj. Për ta mbyllur, Victoria nuk ka munguar të shprehë dashurinë e saj për Parisin, dhe udhëtimet romantike me Beckham./abcnews.al