Diva shqiptare Bleona Qerreti ka tërheur vëmendjen me pamjen tejet glamuroze dhe të guximshme, në tapetin e kuq të ‘Grammy Awards’.
Këngëtarja ka zgjedhur një fustan me ngjyrë ari me efekt “liquid gold”, i cili reflekton dritën në çdo lëvizje, duke e bërë atë të jetë në qendrën e vëmendjes në tapetin e kuq.
Fustani është i ngushtë pas trupit, me gjatësi deri poshtë gjunjëve dhe mëngë të gjata, duke theksuar linjat e saj me elegancë dhe sensualitet.
Materiali metalik gold me strukturë rrjete i jep veshjes një ndjesi futuriste, por njëkohësisht shumë luksoze.
Ajo e ka kombinuar me një çantë të vogël ari dhe taka minimaliste, duke ruajtur balancën pa e mbingarkuar pamjen.
Flokët i ka stiluar në një topuz të lartë elegant, me balluke të drejta që i japin pamjes një frymë retro-hollywoodiane, por të përditësuar në mënyrë moderne.
Grimi është po aq i sofistikuar: lëkurë me shkëlqim të lehtë, sy të theksuar me eyeliner dhe qerpikë voluminozë, ndërsa buzët në një ton natyral nude, balancojnë shkëlqimin e fortë të veshjes.
Diva shqiptare, Bleona Qerreti përcjell vetëbesim, luks dhe guxim stilistik në evenimentin më të rëndësishëm për artistët, siç është ‘Gramy Award’.
