Bota

Video/ Deputetët gjeorgjianë rrihen në parlament

Politikanët gjeorgjianë janë përplasur në parlament dhe debati ka degjeneruar në dhunë.

Ligjvënësit e partisë në pushtet synonin të avanconin një projekt-ligj të diskutueshëm për “agjentët e huaj” dhe kjo ka nxitur debatin.

Mamuka Mdinaradze, kreu i partisë qeverisëse u godit me grusht në fytyrë nga deputeti i opozitës Aleko Elisashvili.

Incidenti shkaktoi një përleshje më të gjerë midis disa ligjvënësve.

Pas këtij momenti, kreu i opozitës Elisashvili u prit me brohoritje nga protestuesit ndaj këtij ligji që ishin mbledhur jashtë parlamentit.

“Ëndrra Gjeorgjiane” tha në fillim të këtij muaji se do të rifusë legjislacionin që kërkon që organizatat të cilat pranojnë fonde nga jashtë të regjistrohen si “agjentë të huaj” ose të përballen me gjoba.

Projektligji ka tensionuar marrëdhëniet me vendet evropiane dhe SHBA-në, të cilat kanë thënë se e kundërshtojnë miratimin e tij. BE, e cila i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit në dhjetor, ka thënë se masa është e papajtueshme me vlerat e bllokut europian.



/tiranapost