Moderatorja e njohur Bora Zemani mori propozimin për martesë nga Donald Veshaj në mënyrën më të bukur të mundshme. Gjatë premierës së filmit të tyre “5 herë Jo” Donaldi iu ul në gjunjë Borës dhe normalisht kjo e fundit u përgjigj “Po”.
View this post on Instagram
“Kemi kaluar shumë sfida së bashku, je gati për sfidën e radhës. Pranon të martohesh me mua”, ishin fjalët e aktorit, që emocionuan jo vetëm moderatoren, por edhe gjithë të pranishmit në sallë.
View this post on Instagram
Ky moment u bë edhe më emocionues kur pranë Borës erdhi i biri Arbori, i cili e përqafoi mamin e vet dhe po ashtu ata të tre i dhuruan një përqafim të ngrohtë njëri-tjetrit, si një familje e vërtetë.
Kujtojmë që Bora dhe Donaldi kishin zgjedhur një ditë shumë e rëndësishme për moderatoren për të promovuar filmin e tyre “5 herë Jo”. Data 12 dhjetor është një ditë e shënuar pasi 9 vite më parë moderatorja u bë nënë dhe dje festonte 9-vjetorin e lindjes së djalit Arbor.