Një dron ka mbërritur në “Ferma VIP” dhe këtë herë për Buçkon.
Teksa ai ishte duke luajtur me Dijonisin në oborr, papritur ka parë surprizën e tij nga Belgjika.
“Forca Buçko! Duam të të shohim vetëm të qeshur. Je lezeti i fermës! Të duam shumë nga Belgjika”, shkruhej në banderolë.
Fermeri u lumturua dhe shprehu falenderimin për këtë surprizë nga të afërmit në “Ferma VIP”
“Margarita të dua shumë, shumë faleminderit! M’i puth Xhoin, Klarisën, të gjithë. Më ka marrë malli, mezi pres t’ju takoj”, u shpreh Buçko.
Një pjesë e fermerëve dolën jashtë dhe e përqafuan Buçkon. Ky nuk është droni i parë për kuzhinierin, pasi ai është surprizuar nga miqtë edhe më parë.