Një skenë tipike “New York”, por me aromë shqiptare, ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Kryebashkiaku i qytetit, Zohran Mamdani, është parë në një takim ndryshe nga zakonisht, këtë herë jo në zyrë, por përballë pjatave tradicionale shqiptare. Flet edhe shqiptare duke thënë: Të bëftë mirë!
Në krah të tij ishte Action Bronson, i njohur jo vetëm për muzikën, por edhe për pasionin për gatimin dhe lidhjen me origjinën shqiptare. Ai kishte përgatitur vetë disa nga recetat, duke i sjellë në tryezë shijet autentike shqiptare.
Takimi u kthye shpejt në një moment që tërhoqi vëmendjen në rrjet.
/tiranapost
