Një video e postuar në rrjetet sociale ka detyruar policinë në Rusi të nisë hetimet ndaj një babai të papërgjegjshëm, i cili në gjendje të dehur rrezikoi jetën e djalit të tij të mitur duke e zbritur nga dritarja e katit të shtatë të lidhur me litar.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Voronezhit, ku babai i fëmijës së mitur 5-6 vjeçar shfaqet duke qeshur me shokët teksa nis të zbresë me litar djalin e tij.
Në sfond dëgjohen thirrjet e djalit që kërkon nga babai i tij që ta mbajë, teksa miqtë e burrit, në vend që ta ndihmonin të miturin, u argëtuan duke e filmuar.
Zyra e Prokurorit Rajonal të Voronezhit konfirmoi se ka nisur një hetim duke sqaruar se burri, nën ndikimin e alkoolit, e ka ekspozuar fëmijën ndaj një akti ekstrem që rrezikonte seriozisht jetën e tij.
