Lajme

VIDEO EMOCIONUESE/ Muzika shqip buçet mes kompozitorëve më të mëdhenj në Itali

Tenori shqiptar me famë botërore, Rame Lahaj, ka publikuar videon emocionuese dhe ka treguar se si në botë buçet muzika shqip.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, tenori ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri si dhe ka bërë me dije se në koncertin e mbajtur në Teatro Verdi në Padova muzika shqiptare është dëgjuar mes kompozitorëve më të mëdhenj.  Lahaj shfaqet teksa këndon këngën e njohur shqiptare “Bishtalcat palë-palë”  dhe arrin të marrë duartrokitje dhe brohoritje nga të pranishmit në sallë.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa kur muzika shqipe udhëton nga një shtet në tjetrin, e nga një orkester në tjetrën. Ajo për ditë pasurohet bashkë me kulturën e vlerat tona. Në koncertin e Vitit të Ri në Teatro Verdi në Padova, muzika shqipe buçet mes kompozitorëve të mëdhenj… Gëzuar miq. Të mira paçi gjithmonë. Ju dua!” shkruan ai krah videos.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo