
Jo vetëm emigrantë, por edhe turistë të huaj kanë mbërritur sot në Portin e Vlorës ditën e sotme për festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.
Vetëm në orët e para të kësaj të diele kanë mbërritur 1400 persona dhe 200 automjete.

Duke u bazuar në këto shifra, Porti i Vlorës po kalon fluksin më të madh të hyrjeve që nga sezoni veror ku pati një bum të madh turistësh cdo ditë.
Kështu është shënuar numrin më i lartë i personave të mbërritur. Ndërsa, pritet që situata të jetë e tillë dhe në ditët në vijim.
Gjithashtu si çdo vit në këto ditë të dhjetorit në pikat kufitare Kapshticë, Kakavijë dhe Qafë Thanë janë krijuar radhë kilometrike mjetesh që presin të hyjnë në territorin shqiptar.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo