Bota

Video/ Giorgia Meloni sulmon Chiara Ferragnin pas skandalit me panetonen 9 euro

Kryeministrja Italiane Giorgia Meloni ka sulmuar Chiara Ferragni, pas skandalit me panetonet 9 euro që ajo reklamoi rreth një vit më parë dhe që u gjobit me 1 milion euro nga Autoriteti i Konkurencës.

Nuk është modeli i influencerave ai që duhet të ndiqet, ata që fitojnë shumë para duke veshur rroba ose çanta ose duke promovuar panetone të shtrenjta duke i bërë njerëzit të besojnë se bamirësia do të bëhet, por çmimi i të cilëve do të shërbejë vetëm për të paguar tarifat e milionerëve. Kështu tha kryeministrja dhe liderja e Fratelli d’Italia, Giorgia Meloni, duke iu referuar gjobës së vendosur nga Antitrust ndaj Chiara Ferragni-t.



/tiranapost