
Ed Sheeran përdori këtë të hënë rrjetet sociale për t’u kërkuar falje Ruben Amorim, pasi ndërpreu intervistën e shkurtër që trajneri po jepte pas barazimit ndërmjet Manchester United dhe Ipsëich.
Kërkesa e faljes nga Ed Sheeran në Instagram: „Më vjen keq nëse e ofendova Ruben Amorimin dje, nuk e kuptova që ai po intervistohej, thjesht doja të thosha përshëndetje dhe lamtumirë për Jamie Redknapp.
Sigurisht, ndihem pak si idiot, por jeta vazhdon. Ishte një ndeshje e shkëlqyer, urime për të gjithë ata që morën pjesë,“ tha Sheeran, një tifoz i njohur dhe gjithashtu aksionar i Ipsëich, nëpërmjet një ‘story’ në Instagram.