Aktorja e njohur Dakota Johnson pësoi një incident me fustanin e saj live në emisionin e Jimmy Kimmel. Në mes të intervistës me Kimmel, Dakota e vënë në siklet, kapi rripin prej metali të fustanin duke e mbajtur me dorë.
“Fustani yt sapo u prish. A je mirë?” e pyeti moderatori aktoren. “A duhet të marr një shirit ngjitës?”
“Fustani im sapo u hap!” deklaroi Johnson, duke qeshur, ndërsa njëkohësisht përpiqej të rregullonte rripin.
Pasi u përpoq të rregullonte mbajtësin prej metali për pak kohë, më në fund hoqi dorë duke thënë: Epo, kështu do ta mbaj.
Ylli i “Fifty Shades of Grey” vazhdoi intervistën, duke diskutuar filmin e saj të ri me Sean Penn. E gjithë pjesa tjetër e intervistës pas incidentit vazhdoi me Dakota-n që mundohej të sillej sikur asgjë nuk kishte ndodhur, pavarësisht se fytyra shpesh e tradhëtonte.
Ndiqni videon në min 07:24.