Izraeli ka sulmuar disa ndërtesa në Rripin e Gazës këtë të dielë, si kundëpërgjigje për sulmin e të shtunës ku 300 izraelitë humbën jetën.
Ministria e Shëndetësisë në Palestinë njoftoi se 256 palestinezë, përfshirë 20 fëmijë, janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në 24 orët e fundit. Ndërkohë, numri i të plagosurve është rreth 1800.
Ndërkohë, Izraeli ka sulmuar edhe Libanin, si kundërpërgjigje e sulmit që erdhi nga territori i këtij vendi në orët e para të së dielës. Nuk raportohet për viktima.
Një raketë goditi kullën ndërsa korrespondenti i Al Jazeera në Gaza ishte drejtpërdrejt në transmetim.