Bota

Video/ Justifikimi i Boris Johnson se pse 5 mijë mesazhe në telefonin e tij mungojnë

Edhe pse kanë kaluar mbi 6 muaj, ende nuk ka asnjë të dhënë për 5000 mesazhet e zhdukura në Whatsappin nga telefoni i ish-kryeministrit britanik, Boris Johnson.

Johnson para Gjykatësit mohoi fshirjen e mesazheve. Ai tha se mesazhet mund të jenë fshirë për arsye teknike që ai nuk mund t’i shpjegojë, nga rënia e aplikacionit, ndërsa shtoi se ai nuk i ka fshirë mesazhet.

View this post on Instagram

A post shared by The Guardian (@guardian)

Siç u raportua në Guardian në tetor, asnjë mesazh në WhatsApp nga 31 janari 2020 deri më 7 qershor të atij viti, që mbulon ardhjen e virusit dhe periudhën e pandemisë, nuk mund të aksesohet në telefonin e Johnson.

Johnson, i cili ishte kryeministër mes viteve 2019-2022, ndaloi përdorimin e iPhone-it në fjalë në maj 2021 për këshilla sigurie, pasi doli se numri i tij i telefonit ishte i aksesueshëm në internet për të paktën 15 vjet.



/tiranapost