Bota

Video/ Momenti kur lideri i Hamasit merr lajmin se i janë vrarë tre djemtë dhe fëmijët e tyre pa i lëvizur qerpiku

Ishte duke vizituar të plagosurit e luftë në spital kur një nga shoqëruesit e tij i tregon në telefon se tre djemtë dhe fëmijët e tyre janë vrarë nga një sulm i Izraelit. Liderit të Hamasit, Ismail Haniya nuk i lëvizi as qerpiku teksa dëgjonte lajmin e kobshëm.

Ai tha vetëm: Shpirti i tyre qoftë në paqe!

Video/ Momenti kur lideri i Hamasit merr lajmin se i janë vrarë tre

Hazem, Amir dhe Mohammed ishin duke vizituar disa të afërm me rastin e festës së Fitër Bajramit, kur u bënë pre e sulmit dhe humbën jetën së bashku me tre fëmijët e tyre.

Kur lideri i Hamasit u pyet nga shoqëruesit nëse donte të largoheshin duke e lënë vizitën për një moment tjetër, Haniya tha: Jo, pse? Le të vazhdojmë.

“Vdekja e fëmijëve të mi nuk do të ndikojë në thirrjet e Hamasit për një armëpushim”, tha në një deklaratë për mediat disa momente më vonë.



/tiranapost