ShowBizzz

VIDEO/ Momenti kur një këngëtar brazilian rrëzohet papritur dhe vdes në skenë

Brazili është në shok pa vdekjes së një këngëtari 30 vjeçar.  Pedro Enrique po performonte të mërkurën kur u rrëzua papritur dhe vdiq në skenë. Në videon që tashmë është bërë virale kudo, shihet këngëtari teksa rrëzohet dhe jep frymën e fundit.

Enrique u dërgua në një spital por mjekët nuk ishin në gjendje të bënin asgjë për ta shpëtuar. Sipas kompanisë diskografike të këngëtarit 30-vjeçar, ai humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak.

Enrique ishte i martuar dhe baba i një vajze e cila lindi më 19 tetor.

/abcnews.al