Ish-ylli i filmave për të rritur, pornostarja Mia Khalifa, është shfaqur e përlotur në një video të publikuar në rrjetet sociale, ku reagon për situatën në Liban. Ajo e përshkruan atë që po sheh si një nga momentet më të vështira, duke shprehur tronditjen për dhunën dhe pasojat mbi civilët.
Një nga deklaratat që ka tërhequr më shumë vëmendje është reflektimi i saj mbi kontrastin mes përparimit teknologjik dhe realitetit të luftës. Khalifa shprehet se është e pakuptimtë që njerëzimi është në gjendje të dërgojë njerëz për të eksploruar jetesën në Hënë, ndërkohë që në të njëjtën kohë vazhdon të bombardojë vetveten. Sipas saj, ky paradoks e bën situatën “distopike” dhe thellësisht shqetësuese.
Në vijim, ajo shpreh ndjenjën e pafuqisë dhe mungesës së fjalëve për të përshkruar situatën, duke theksuar se ndonjëherë gjithçka që mund të bëjë është të ndajë zërat e të tjerëve që arrijnë ta artikulojnë më qartë këtë realitet. Reagimi i saj ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale, duke reflektuar ndarjen e opinionit publik mbi deklaratat e saj
