ShowBizzz

VIDEO/ Pink po këndonte një këngë për të, babai i ndjerë i dërgon një shenjë nga parajsa

Një moment i çuditshëm dhe në të njëjtën kohë prekës është kapur nga një fanse e Pink gjatë turneut të saj. Ndërsa këngëtarja 43-vjeçare po i kushtonte një këngë babait të saj të ndjerë, “When I Get There”, në qiell, retw formuan për një çast një zemër, sikur ai i dërgonte një shenjë. Ose të paktën kështu mund ta interpretojmë për ne që kemi humbur një person të dashur dhe që na mungon shumë.

Babai i Pink vdiq në vitin 2021 në moshën 75- vjeçare pasi u diagnostikua me kancer në prostatë. Duke folur për këtë humbje, ajo do të shprehej në një intervistë për People: “Kur një vajzë humbet babanë, mendimi juaj i parë është që askush të mos më dojë më kështu, është një ndjenjë shumë e vetmuar. Ndonjëherë dëshiroj të flas me të dhe t’i bëj më shumë pyetje”.

Ndonjëherë dëshiron t’i ndalosh, por e kupton se nuk mundesh. Edhe unë e kuptoj tani se babai im, në shumë mënyra, shpesh e mbante atë që besonte për vete, në mënyrë që unë të bëja zgjedhjet e mia.

Shikoni videon e koncertit dhe videoklipin e këngës së saj, e cila i kushtohet babait të saj:

@p.p009 @P!NK Just captured the most beautiful moment possible. He is watching over you!👼 Please reposed so it reaches this beautiful soul @P!NK ♬ Originalton – Pana_009

/abcnews.al