Lajme

VIDEO/ Rama publikon projektin fitues për EXPO Albania: Një tjetër xhevahir në Tiranë

Ne foto/ Projekti fitues per EXPO Albania

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me publikimin e pamjeve të projekt-idesë së arkitektit të famshëm amerikan Steven Holl, që u përzgjodh një ditë më parë në finalen e konkursit ndërkombëtar për EXPO Albania.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, kreu i qeverisë përveç pamjeve shkruan se ky kompleks do të jetë modern për organizimin e panaireve, ekspozitave të artit, kulturës dhe një tjetër xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë në Tiranë.

TS Poll - Loading poll ...

“MIRËMËNGJES dhe me projekt-idenë fituese të arkitektit të famshëm amerikan Steven Holl, në finalen e konkursit ndërkombëtar për EXPO ALBANIA, që do të jetë një kompleks modern për organizimin e panaireve, ekspozitave të artit, kulturës, historisë, konferencave e takimeve të shumëllojshme, si edhe një tjetër xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkohorë në Tiranë, për një ofertë të re për #Shqipërinë2030????????, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.