Lajme

VIDEO/ Ronaldo sundon futbollin botëror për vitin 2023

Cristiano Ronaldo ka shënuar 2 gola në fitoren 2 me 5 që Al Nassr mori kundër Al Ittihad. Të dy golat erdhën nga penalltitë. Në pjesën e parë u shënua i pari në minutën e 19’, ku portugezi barazoi dhe sfidën në 1 me 1, teksa i dyti u shënua në minutën e 68’, ku Ronaldo hapi rrugën e fitores në 2 me 3.

Kjo dopietë e Ronaldos e çon atë të parin në renditjen e golashënuesve të vitit 2023. Me 53 gola, ai ka kaluar Mbappen dhe Kane që kanë shënuar secili nga 52 gola. Al Nassr do luajë dhe një ndeshje tjetër më 30 dhjetor, kundër Al Taawon dhe Ronaldo ka mundësinë të thellojë diferencën e golave.

Sulmuesi i Cityt Haaland është “kërcënimi” i vetëm për ta kaluar, por aktualisht ndodhet 3 gola larg. Portugezi Ronaldo di akoma të shkëlqejë në skenën botërore të futbollit dhe pse 38-vjeç.

Goli i parë: (VIDEO)

Goli i dytë: (VIDEO)

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo