Bota

Video/ Si po e tregon Gazën një blogere?

Plestia Alaqad është në fakt gazetare, por që ditët e luftës ka vendosur t`i tregojë si ato videot e blogereve që shfaqin përditshmërinë në 24/7.

“Është ora 19:00. Ne nuk e dimë se çfarë po ndodh në botë. Jemi këtu dhe dëgjojmë vetëm shpërthimet. Askush nuk di asgjë”, këto ishin fjalët e fundit të regjistruara nga gazetarja e Gazës, Plestia Alaqad, në orët e fundit, para se të dilte në rrugë së bashku me familjen e saj për të shpëtuar veten nga bombat izraelite që goditën – ndër të tjera – shtëpinë e saj.

Alaqad regjistroi video gjatë orëve pa energji elektrike dhe internet duke dokumentuar atë që po ndodhte, për t’i shpërndarë ato në rrjetet sociale sapo të kishte mundësi.

Në video tregon edhe çfarë duket nga dritarja e thyer e shtëpisë ku njerëz të plagosur thërrasin ambulancën për ndihmë e askush nuk mund t`i ndihmojë.



/tiranapost