Ylli i filmave Sylvester Stallone,në prag të ditëlindjes së 80-të (më 6 korrik 2026), vazhdon të stërvitet rregullisht në palestrën e tij private në rezidencën luksoze prej 35.3 milionë dollarësh në Florida, duke frymëzuar fansat dhe kolegët me përkushtimin e tij.
Në një video të postuar në Instagram, Stallone e përshkruan palestrën e tij si një “vend të shenjtë” ose “kishë”, ku ai stërvitet për t’u përmirësuar vazhdimisht. “Çdo vit bëhet më e vështirë, por kjo është arsyeja pse duhet të përpiqesh më shumë. Gjak, djersë dhe lot”, shkroi ai në mbishkrimin e videos.
Aktori shtoi se stërvitja e ndihmon fizikisht dhe mentalisht: “Ndihesh më mirë fizikisht, kështu që ke forcën për të arritur qëllimet e tua me besim dhe je gati për t’u përballur me çdo sfidë. Dëshiron të vazhdosh të godasësh. Shihemi së shpejti”.
Fansat reaguan entuziazëm ndaj videos, duke e quajtur Stallone-n një burim frymëzimi. Mes komenteve më të shpeshta ishin: “Dukesh mahnitës për një 79-vjeçar”, “Sly nuk plaket kurrë!”, “Ky burrë është pothuajse 80 vjeç. Çfarë frymëzimi!” dhe “Sly SHEFI!”. Një komentues shtoi me humor: “Do të ishim me fat nëse do të dukeshim si Sly në moshën e tij”.
