![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/06/video-tayna-ka-nje-arsye-te-madhe-per-te-festuar-sot_6478f188c47d3.jpeg?resize=960%2C640&ssl=1)
Dita e sotme është shumë e veçantë për Taynën. Me 1 Qershor ajo bën plot 5 vite që është bërë pjesë e industrisë muzikore shqiptare. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo teksa ndau një video ku shihej me rroba banje në oborrin e banesës.
“Duke festuar 5 vjetorin e karrierës sime në shtëpinë që ndërtova me punë dhe përkushtim. E bekuar dhe gjithmonë mirënjohëse”- shkruan Tayna duke treguar edhe një pjesë të banesës së saj.
Kujtojmë se hiti i parë me të cilin ajo mori famë ishte kënga “Columbiana” në bashkëpunim me Don Phenom.