Bota

Video/ Trageti në Mykonos afrohet shumë pranë bregut dhe përmbyt pushuesit

Një traget që u afrua shumë afër bregut krijoi një valë të madhe në plazhin e Agios Stefanos, në Mykonos. Uji përmbyti pushuesit, duke lënduar dy persona dhe duke shpërndarë karriget e plazhit dhe sendet personale. Sipas faqes lokale të lajmeve Vradini, kapiteni i anijes së linjës Fast Ferries Andros u arrestua nga autoritetet portuale pasi anija u ankorua në Rafina.

Kapiteni “kaloi më afër dhe më shpejt se kurrë, për të mos humbur 5 minuta nga itinerari i tij”, denoncoi në Facebook Takis Papadakos, përdoruesi që publikoi videon e valës.



/tiranapost