LifeStyle

VIDEO/ U arratis sërish nga muri?/ Çfarë dinë banorët për përjashtimin e Kristit: Është ngjitur prapë atje…

Pas njoftimit për përjashtimin e Kristi Lamajt nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, banorët kanë nisur menjëherë aludimet për arsyen e largimit të tij.

Gjatë diskutimeve mes tyre, disa prej banorëve ngritën dyshimin se Kristi mund të ketë kapërcyer sërish murin e shtëpisë, ashtu siç kishte bërë edhe më parë. “Mos është ngjitur prapë atje?”, u shpreh Artani, duke lënë të kuptohet se situata mund të jetë përsëritur.

Bisedat vijuan për disa minuta, me banorët që analizonin lëvizjet e fundit të Kristit dhe përpiqeshin të kuptonin se çfarë mund të ketë ndodhur. Edhe pse nuk pati një konfirmim të drejtpërdrejtë brenda shtëpisë për mënyrën e largimit, aludimet për kapërcimin e murit dominuan diskutimin mes tyre.

Ngjarja ka shtuar kureshtjen mbi atë që ka ndodhur realisht, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë sqarime të tjera lidhur me arsyen e përjashtimit.

 

 

 

 

 

View this post on Instagram

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 

Të Ngjashme