LifeStyle

VIDEO – U kap me shefin në ‘kiss cam’ e Coldplay/ flet Cabot: Ai më gënjeu se ishte ndarë, edhe ish-burri im ishte në koncert

Incidenti i njohur si “kiss cam” gjatë koncertit të Coldplay në korrik 2025 vijon të jetë një nga momentet më të komentuara në rrjet. Së fundmi, protagonistja kryesore, Kristin Cabot, ka zbuluar një detaj të ri që i shton edhe më shumë tension asaj mbrëmjeje.

Në një intervistë me Oprah Winfrey, Cabot tregoi se ishte paralajmëruar që ish-bashkëshorti i saj, Andrew Cabot, ndodhej në të njëjtin koncert. Sipas saj, ndërsa po hynte në stadiumin Gillette Stadium, mori një mesazh nga vajza e saj: “Ishte shumë bukur që ti dhe Andrew ishit të dy në koncertin e Coldplay”. Ky mesazh, tha ajo, e vendosi menjëherë në siklet dhe ankth për një përballje të mundshme.

Coldplay kiss cam woman says she and her boss were separated from their marriages when they were caught in viral video.

Kristin Calbot has revealed she was estranged from her husband at the time of the viral video and her husband was even at the same concert. pic.twitter.com/kod5D3uDqy

— Oli London (@OliLondonTV) March 17, 2026Cabot pranoi se mendoi menjëherë për situatën e sikletshme që mund të krijohej nëse ish-bashkëshorti do ta shihte me ish-shefin e saj, Andy Byron. “Mendova: a do të jetë e çuditshme nëse më sheh me Andy?”, kujtoi ajo. Megjithatë, ajo vendosi ta minimizojë shqetësimin, duke menduar se në një stadium me mbi 55 mijë persona ishte pothuajse e pamundur të përplaseshin rastësisht.

Por fati deshi ndryshe: të dy u shfaqën në ekranin gjigant gjatë momentit të “kiss cam”, duke e kthyer situatën në një fenomen viral global. Videoja disa sekondëshe pati pasoja të mëdha në jetën personale dhe profesionale të tyre, duke çuar në largimin nga puna në kompaninë Astronomer.

Duke folur për pasojat, Cabot theksoi se reagimi publik ishte i tepruar. “Mora përgjegjësi dhe hoqa dorë nga karriera ime për këtë”, u shpreh ajo, duke shtuar se gjithçka nisi nga “disa pije dhe një moment i dobët profesional”. Ajo zbuloi gjithashtu se u përball me kërcënime serioze, përfshirë edhe ndaj sigurisë së fëmijëve të saj.

Ajo u shpreh se marrëdhënia me Byron ka përfunduar. “Ka pasur një mungesë të madhe ndershmërie”, tha Cabot, duke shtuar: “Ai nuk ishte personi që më kishte paraqitur veten dhe gënjeshtra për mua është e papranueshme”.

Duke folur për reagimin publik, ajo u shpreh se u përball me kritika të ashpra dhe të pabarabarta. “Unë bëra një gabim dhe e pranoj, por kam paguar një çmim të paimagjinueshëm për këtë”, tha ajo, duke shtuar se ndjeu se u sulmua më shumë se Byron: “Ai ka luksin të qëndrojë në heshtje, ndërsa unë duhet të dal dhe të shpjegoj gjithçka”.

Të Ngjashme