LifeStyle

VIDEO – ‘Vdiq nëna në Amerikë, ambasada s’më dha leje të shkoj’, Moza: Më thanë që nuk hyn në çështjet urgjente

Poetja, Mimoza Ahmeti, ka ndarë një nga historitë më të dhimbshme të jetës së saj gjatë qëndrimit në Ferma VIP, duke prekur jo vetëm banorët, por edhe publikun me rrëfimin e saj emocional.

E njohur për humorin dhe shpirtin e saj plot energji, këtë herë Moza u shfaq e ndjerë teksa kujtoi humbjen e nënës së saj.

Ajo tregoi se nëna i ndërroi jetë dy vite më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe, për shkak të mungesës së vizës, nuk mundi të ishte pranë saj për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Ndonëse aplikoi për një vizë urgjente, kërkesa e saj u refuzua, pasi arsyeja nuk u konsiderua si rast emergjent nga ambasada.

“Mami më ndërroi jetë para dy vitesh në Amerikë, mirëpo ishte krejt e papritur, nuk kisha vizë amerikane. Se gjithmonë më pyesin pse ndenjte këtu dhe nuk shkove atje. I bie në telefon aty dhe i them që më ka vdekur mami. Del njëra që më njihte aty, sekretare, o tha gjithë jetën kam pasur simpati për ty. E i thashë kam hallin kështu, duhet të ik shpejt. O tha po kjo nuk hyn te çështjet urgjente, apliko po. Këtu kuptova konceptin. E kam ndërmendur, ishalla po marr e ndonjë lek e të aplikoj”, tregoi Moza mes emocionesh.

Pas këtij rrëfimi prekës, këngëtarja Jonida Maliqi i premtoi se, pasi të dalin nga formati, do të përpiqen t’i mundësojnë vizën amerikane, në mënyrë që ajo të mund të vizitojë vendin ku prehet nëna e saj prej dy vitesh. /Telegrafi

View this post on Instagram A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Të Ngjashme