Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka ndërprerë në mënyrë të pazakontë konferencën për shtyp që po mbante në Moskë dhe i është përgjigjur një telefonate që i ka ardhur në telefonin celular.
Gjatë bisedës telefonike dëgjohet një zë mashkulli i cili i kërkon Zakharovës të mos komentojë sulmin me raketë balistike ndërkontinentale që Rusia ndërmori këtë të enjte ndaj Ukrainës.
Në momentin e telefonatës, mikrofonat ishin ende të ndezur duke bërë që të dëgjohet e gjithë biseda e plotë. Urdhri për të shmangur komentet ka ardhur direkt nga qeveria ruse.
Biseda e regjistruar gjatë konferencës për shtyp së Zakharovës ishte, tregon kontrollin e rreptë që Kremlini ka mbi çdo koment që bëhet mbi ngjarjet e luftës.