ShowBizzz

Videoja e dyshimtë e BBVK që është bërë virale në rrjetet sociale – Edi fut një qese të bardhë në xhep ndërsa Dolce ulet fshehurazi poshtë banakut

Një video e shkëputur nga nata e parë e Big Brother VIP Kosova 4 është bërë virale në rrjetet sociale, duke ndezur debat dhe kureshtje të madhe tek publiku.

Pamjet, të cilat po qarkullojnë me shpejtësi, kanë ngritur një sërë pikëpyetjesh për sjelljet e dy banorëve brenda shtëpisë.

Moneytizer Paragrafi 2

Në video shihet Edi tek kuzhina e jashtme, i cili merr një qese të vogël në dukje me diçka të bardhë brenda dhe e fut fshehurazi në xhep. Gjatë të njëjtit moment, banorja Dolce i drejtohet produksionit me pyetjen: “Kështu mundem?”, ndërsa menjëherë pas kësaj ulet poshtë banakut dhe qëndron e fshehur për disa sekonda.

Këto lëvizje të çuditshme kanë ngjallur dyshime të shumta dhe videot janë shpërndarë gjerësisht në TikTok, Instagram e X, me fansat që komentojnë pa ndalur për atë çfarë mund të ketë ndodhur në të vërtetë.

Moneytizer Paragrafi 4

Deri më tani, produksioni nuk ka dhënë ndonjë sqarim rreth këtij momenti, ndërsa publiku vazhdon të diskutojë e të kërkojë përgjigje për sjelljen enigmatike të banorëve.



ks