
2
Moderatori i njohur Visar Kalludra, i cili prej vitesh jeton në Zvicër, ka ndarë me ndjekësit lajmin e bukur se është bërë baba për herë të parë.
Ai është bekuar me një vajzë dhe këtë gëzim e ka ndarë përmes një postimi prekës në rrjete sociale. Visari është shprehur thellësisht i emocionuar dhe mirënjohës për këtë moment të veçantë në jetën e tij, shkruan “Kosovarja”.
“Falënderimi i takon Allahut që na e dhuroi këtë bekim. Sot një javë më parë, u gëzuam me ardhjen në jetë të vajzës sonë. Një dhuratë e pastër nga Zoti. Elhamdulilah për gjithçka” është shprehur ai.
Urimet dhe komentet pozitive nuk kanë munguar nga ndjekësit, të cilët i kanë uruar çiftit jetë të gjatë e të lumtur vajzës së tyre.
ks