Lajme

Vit i errët për Kosovën: Tragjedi, vrasje, dhunë…

Dhuna psikologjike dhe ajo fizike në familje dhe shoqëri është fenomen në rritje në vendin tonë.

Çdo ditë ky fenomen po pasojet edhe me fatalitete, shkruan Kosovarja.

Viti 2024 po cilësohet si një ndër vitet me më së shumti raste tragjike.

Nga të dhënat e mbledhura nga raportet e Policisë së Kosovës, “Dhuna në familje, nga 1897, në 1981, rritje për 4.4%”, thuhet në raport.


Janë bërë një vit prej ditës kur Kosova u trondit nga vrasja makabre që ndodhi në Prishtinë, ku viktimë ishte Liridona Ademaj, e cila u qëllua derisa ishte në veturë me bashkëshortin dhe fëmijët. Tutje, doli që i shoqi ishte i përfshirë në vrasje.

Më 15 Janar, iu dha lamtumira e fundit në varrezat e qytetit në Podujevë Lulzim Fejzullahut, 18 vjeçarit i cili ishte rrahur brutalisht me shkop nga disa persona, shkruan “Kosovarja”.

Më 16 prill, Sipas aktakuzës, i pandehuri E.L, në banesën e tij në Pejë, ka privuar nga jeta me armë zjarri bashkëshorten e tij viktimën Gj.U.

Më 6 Gusht, Klea Prenga u rrah barbarisht duket marrë plagë të rënda në fytyrë, shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi të.

Më 27 Tetor, një ngjarje tragjike ka tronditur familjen Miftari, ku ndodhi krimi i rëndë dhe humbi jetën Auloni, ndërsa i dyshuar është vëllai i tij, Genti.

Më 29 tetor, Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje në tentativë në Prishtinë….

 Më 13 Nentor, Dy persona mbetën të vrarë në Klinë, si pasojë e gjuajtjeve me armë.

Raste që lexuat më lartë janë vetëm disa nga ato që kanë përfshir vendin brenda këtij viti, duke lënë dhimbje shpirtërore dhe plagë të pashërueshme tek të afërmit e viktimave dhe shoqëria në përgjithësi.



ks