Venecia do të bëjë disa ndryshime në tarifim dhe rregulla për vizitorët. Kështu që përpara se t`i thoni një nga qyteteve më të vizituar në botë “Përshëndetje”, duhet të dini kushtet e reja.
Destinacioni i njohur turistik po planifikon të rrisë tarifën e hyrjes turistike deri në vitin e ardhshëm.
Kryebashkiaku Luigi Brugnaro tha se taksa synon të ndihmojë qytetin të planifikojë dhe zbutë shifrat e turizmit dhe t’i japë Venecias respektin që meriton.
Qyteti italian do të dyfishojë gjithashtu numrin e ditëve që do t’i tarifojë turistët për hyrjen në të. Nëse udhëtarët ditorë rezervojnë më përpara, ata do të paguajnë 5 €. Për vizitorët e minutës së fundit tarifa do të ishte 10 €. Dhe turistë të minutës së fundit, quhen edhe ata që rezervojnë më pak se katër ditë përpara.
Tarifa do të aplikohet nga e premtja në të diel dhe në çdo ditë feste zyrtare, nga prilli në korrik.
Këto vendime janë marrë për shkak të numrit të lartë të turistëve në këtë qytet.
/tiranapost