Shëndetësi

Vitamina K është shumë e rëndësishme pas moshës 40-vjeçare, ja si shpjegohet

Vitamina K është shumë e rëndësishme për shëndetin e trupit, veçanërisht pas moshës 40-vjeçare.

Kjo vitaminë parandalon grumbullimin e kalciumit në arterie, duke ulur rrezikun e aterosklerozës dhe sulmeve në zemër. Ajo, në bashkëpunim me vitaminën D, drejton kalciumin në kocka dhe jo në arterie.

Ajo rregullon ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe përmirëson shndërrimin e glukozës në energji, duke ulur rezistencën ndaj insulinës dhe duke mbështetur shëndetin e pankreasit.

Me vetitë e saj antioksiduese, vitamina K ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe dëmtimin qelizor, duke përmirësuar elasticitetin e indeve dhe duke ngadalësuar procesin e plakjes.

Të gjitha vitaminat janë të rëndësishme por ajo ‘K’ ka role kyçe në mbrojtjen e shëndetit të zemrës, kockave dhe në ngadalësimin e plakjes, sidomos pas moshës 40-vjeçare. Syri.net-Bovary.gr.

Të Ngjashme