Një person ka raportuar në Polici se dje gjatë punimeve në pronën e tij në Sllatinë të Ulët të Vitisë ka hasur në mjete të dyshuara shpërthyese.
Siç thuhet në raportin 24-orësh, njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes.
Sakaq, njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së kanë intervenuar dhe i kanë tërhequr mjetet e dyshuara.
