Lajme

Viti i Ri nis me plagosje, 51 vjeçari qëllohet me armë pranë xhamisë në Tiranë

Një person raportohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Tiranë, në zonën e njohur si “Oxhaku”. Shërbimet e Policisë së kryeqytetit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të saj, shkruan newsbomb.al.

I plagosuri është një 51 vjeçar i identifikuar si Agim Jazaj dhe ka qenë duke lëvizur në këmbë pranë Xhamisë Xhyra, kur është qëlluar me armë zjarri pistoletë.

“Më datë 01.01.2024, në afërsi të xhamisë “Xhura”, dyshohet se shtetasi I. A., ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. J., rreth 51 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Tiranës.

Kjo është plagosja e dytë me armë zjarri që ndodh në këtë Vit të Ri, që sapo ka nisur. Pas mesante, një shtetase italiane që ishte duke lëvizur në këmbë në zonën pranë Ministrisë së Drejtësisë, është plagosur nga një plumb qorr.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:35, në bulevardin “Zogu I” dhe Policia e Tiranës njofton se shtetësja e huaj është plagosur dyshohet me armë zjarri me vrimë hyrje nga lart-poshtë, me burim zjarri ende të paidentifikuar.

Fatmirësisht, 51 vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Dyshohet se plaga mund të jetë shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia, në zonën pranë Ministrisë së Drejtësisë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo