ShowBizzz

Vitin e kaluar ishte në garë partneri i saj, konfirmohet konkurrentja e radhës në Dancing With The Stars

Spektakli “Dancing with the stars” nis së shpejti dhe çdo ditë po zbulohen konkurrentët që do të shohim të kërcejnë. Regjisorja Arnita Beqiraj është konkurrentja e radhës në spektaklin e kërcimit.

Ajo ka qëndruar gjithmonë pas kamerave, por DWTS e nxjerr për herë të parë para publikut. Balerini profesionist Eni do të jetë partneri i saj në këtë rrugëtim magjik.

Kujtojmë se gjatë sezonit të kaluar në garën e kërcimit ishte partneri i saj, Arbër Çepani.